Connect with us

Rama mbledh Kryesinë e PS, vendoset kush do të zëvendësojë Saimir Tahirin

Kuriozitete

Rama mbledh Kryesinë e PS, vendoset kush do të zëvendësojë Saimir Tahirin

Rama mbledh Kryesinë e PS, vendoset kush do të zëvendësojë Saimir Tahirin

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar mbi lëvizjet e ndodhura ditët e fundit në parti.

Në mbledhjen e kaluar të grupit parlamentar, kreu i partisë Edi Rama njoftoi largimin e deputetit Saimir Tahiri nga grupi, deri në zbardhjen e së vërtetës. Sakaq atij iu hoqën edhe funksionet e tjera në PS.

Saimir Tahiri ishte kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, dhe Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, do të diskutohet dhe më pas do të vendoset për emrat që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin në këto poste.

Ndaj deputetit Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për implikimin e emrit të tij në dosjen e përgjimit të bandës së Habilajve. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top