Connect with us

ZBULOHET EMRI I KRYETARIT TË RI TË PS-SË NË TIRANË PAS LARGIMIT TË TAHIRIT

Kuriozitete

ZBULOHET EMRI I KRYETARIT TË RI TË PS-SË NË TIRANË PAS LARGIMIT TË TAHIRIT

ZBULOHET EMRI I KRYETARIT TË RI TË PS-SË NË TIRANË PAS LARGIMIT TË TAHIRIT

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, u vendos që postin e kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën të jetë deputetja socialiste Blerina Gjylameti, ndërsa Elisa Spiropali në postin e koordinatores kombëtare të Bashkëqeverisjes.

Gjylameti zëvendëson në këtë post ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është larguar nga të gjitha postet politike në parti pas publikimit të akuzave për lidhje me grupin e trafikut të lëndëve narkotike, Habilajt.

Pas përfundimit të mbledhjes deputeti Taulant Balla u shpreh se PS, prej datës 15 shtator ka filluar një proces zgjedhjesh në nivelin e parë dhe të dytë organizativ të partisë.

“Nesër do të kemi dhe kryetarët në nivel bashkie të PS për një raportim dhe identifikim më të detajuar për problematikën që kemi hasur deri tani në ecurinë e procesit. Po ashtu, ka pasur një raportim dhe për ecurinë e deritanishme të një prej veprimeve më të rëndësishme politike tonat qoftë si PS, qoftë si grup parlamentar, qoftë si qeveri”, u shpreh Balla./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top