Kuriozitete
Arrestohet pronarja e një biznesi fason, rilidhi energjinë pa shlyer detyrimet
Arrestohet pronarja e një biznesi fason, rilidhi energjinë pa shlyer detyrimet
Një subjekt privat, të cilit i ishte prerë energjia elektrike për shkak të debisë, është penalizuar për shkak se pronari e kishte rilidhur sërish.
Bëhet fjalë për një biznes fason në Durrës, ku u konstatua vjedhja e energjisë përmes lidhjes së paligjshme.
Subjektit privat i ishte prerë furnizimi me energji pasi ishte debitor, por pas kontrollit u verifikua se ai kishte rilidhur energjinë, pa paguar detyrimet, në kundërshtim të plotë me ligjin.
Për këtë arsyeje, u bë arrestimi në flagrancë i abonentes M.H, dhe tashmë po gjykohet nga organet kopetente.
Ndërkohë, po në Durrës, dy abonentë familjarë, F.K. Dhe K.B, janë proceduar për vjedhje të energjisë elektrike.
Të dhënat e fundit nga qyteti bregdetar tregojnë se janë proceduar në polici rreth 40 abonentë, privat dhe familjar, thuhet në njoftimin e OSHEE-së. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.