Connect with us

Kërcënoi me vetëvrasje, gruaja në Kuçovë zbret pas 10 orësh nga kulla e TEC-it

Kuriozitete

Kërcënoi me vetëvrasje, gruaja në Kuçovë zbret pas 10 orësh nga kulla e TEC-it

Kërcënoi me vetëvrasje, gruaja në Kuçovë zbret pas 10 orësh nga kulla e TEC-it

Gruaja 32-vjeçare nga Kuçova e cila kërcënoi se do të hidhej nga një oxhak i lartë, pas 10 orësh është bindur për të zbritur.

Elona Bregaj, u ngjit në majë të oxhakut gjatë ditës së sotme rreth orës 09:00 dhe kërcënoi se do të vriste veten.

Gruaja ka zbritur pas negociatave me policinë dhe një psikologe.

Elona Bregu e ndërmori këtë veprim pasi pretendoi se është hequr nga puna, pastruese në Bashkinë e Kuçovës.

Bashkëshorti i Elones u shpreh gjatë ditës së sotme për mediat se: “Bashkia e Kuçovës është e korruptuar. Nuk ka shtet këtu. Nuk është hera e parë që ndodh ky problem. Unë jam invalid dhe familja me 2 fëmijë të vegjël mbahet nga pensioni i invaliditetit me 100 mijë lekë. Unë dua ta fusin gruan në punë ku të jetë mundësia më e mirë. Ata e bëjnë për korrupsion dhe punë lekësh këtë. Këtë ma bënë edhe mua para disa vitesh”.

Para 10 vjetësh, edhe bashkëshorti i saj veproi po njësoj, kërcënoi se do të hidhej nga kulla. Kulla e TEC-it është e vetmja shenjë që i ka mbetur qytetit nga industria e dikurshme e naftës./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top