Connect with us

NDRYSHON VERSIONI/ Babai grek e vrau vajzën për shkak të divorcit, jo për të dashurin shqiptar…

Kuriozitete

NDRYSHON VERSIONI/ Babai grek e vrau vajzën për shkak të divorcit, jo për të dashurin shqiptar…

Ka ndryshuar versioni i vrasjes makabre në “Petrupoli” të Athinës, ku një baba grek vrau vajzën e tij 18-vjeçare. Fillimisht u raportua se shkak ishte i dashuri i vajzës, që është shqiptar, por në fakt historia është krejt tjetër. Babai i vajzës ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe ajo kishte marrë djalin 13-vjeçar dhe kishte shkuar në Korfuz. Ndërsa babai jetonte me vajzën.
Disa ditë më parë, babai i kishte shkruar ish-bashkëshortes SMS që të rikthehej te ai, por ajo nuk kishte pranuar, raporton “To Vima”.
Më pas ai kishte lënë një shënim për të para se të bënte krimin makabër. “Ti më ktheheve kundër djalit tim. Ma more atë dhe më le me vajzën. Kam lexuar SMS-të që shkëmbeni bashkë. Ajo nuk më do. Më fyen rëndë dhe do të më braktisë dhe të vijë te ty. Ti që m’i ktheve fëmijët kundër do të vuash më shumë. Kur ta lexosh këtë letër do jemi të dy të vdekur”, mësohet të ketë qenë shënimi i tij.
Për më shume detaje shikoni Videon e mëposhtme:

Video Link

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top