Connect with us

Ju kujtohet babai refugjat që shiste lapsa duke mbajtur vajzën e tij? Ai drejton 3 biznese tani

Kuriozitete

Ju kujtohet babai refugjat që shiste lapsa duke mbajtur vajzën e tij? Ai drejton 3 biznese tani

Në një botë të trazuar e të shkatërruar nga lufta, ky person, megjithëse i larguar nga shtëpia dhe vendi i tij, arriti që të ngrihet një mëngjes dhe të fillojë të punojë.

Falë mirësisë dhe mbështetjes së njerëzve zemërmirë, ai arriti të ndërtojë jetën e tij edhe një herë për vete dhe për të tjerët.

Abdul Halim al-Attar, 33 vjeç, është një refugjat dhe një baba i përkushtuar. Për të mbështetur veten dhe familjen e tij, ai doli të shesë lapsa në rrugë nën diellin e nxehtë të Bejrutit. Për Al-Atar, i cili dikur punonte në një fabrikë çokollate, koha kur jetonte në një kamp refugjatësh palestinez, duket sikur ishte një kohë e kaluar. Edhe pse është nga Siria, al-Attari është palestinez dhe nuk ka shtetësi siriane.

Fotot e al-Atar-it duke punuar në diell të nxehtë në rrugë, ndërsa mbante vajzën e tij duke fjetur, preku thellë zemrat e shumë njerëzve. Një gazetar zemërmirë në Norvegji, Gissur Simonarson, krijoi një llogari Twitter për të. Tre muaj më pas kur u mbyll llogaria, fushata mblodhi pothuajse dyzet herë më shumë sesa ishte parashikuar.

Al-Attar arriti të nisë një biznes, pasi fushata për grumbullimin e të hollave online arriti të grumbullojë 191,000 dollarë. Al-Attari hapi një furrë buke, një qebaptore dhe një restorant muaj më parë. Stafi i tij përbëhet nga 16 refugjatë sirianë.

“Jo vetëm që ndryshoi jeta ime, por edhe jeta e fëmijëve të mi dhe jeta e njerëzve në Siri të cilëve u ndihmova”, tha ai.

Al-Attari u transferua në një apartament më të madh dhe më të rehatshëm në Bejrutin jugor. Reem, vajza 4-vjeçare e Al Attarit, padyshim se admiron babain e saj. Vëllai i saj, Abdullahu 9-vjeçar, është kthyer në shkollë pas tri vitesh pushim.

Bluza e tij në të cilën shkruan: “Qëndro pozitiv”, me një buzëqeshje të madhe, flet gjithçka. “Kur Zoti dëshiron t’ju japë diçka, atëherë do ta fitoni atë,” tha ai.

Al-Attari thotë se ndihet mirënjohës. Ai po fiton vazhdimisht të ardhura nëpërmjet shitjes së bukës së freskët dhe qebapëve.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top