Connect with us

Tuna jep lajmin e rikthimit në punë, tregon merakun për Tianin e vogël

Kuriozitete

Tuna jep lajmin e rikthimit në punë, tregon merakun për Tianin e vogël

Tuna jep lajmin e rikthimit në punë, tregon merakun për Tianin e vogël

Rreth 6 muaj më parë këngëtarja Altuna Sejdiu u bë nënë për herë të parë duske sjellë në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Tian.

Tashmë mesa duket Tuna ka vendosur të kthehet në punë, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja duke postuar në Instagram një foto, me të cilën tregonte një merak të madh për Tianin: qumështin e gjirit.

“Pra, mami do të rikthehet në punë, kjo do të thotë që do të ikësh edhe ti?”, shkruhet në mbishkrimin e kësaj fotoje që lajmëron jo vetëm rikthimin e Tunës, por edhe merakun e saj prej nëne tani që Tian është akoma i vogël.

Në daljet publike, në projektet e reja, Tuna Sejdiu nuk di të jetë dy herë njëlloj. Këtë e dinë mjaft mirë të gjithë fansat e saj, që e kanë ndjekur artisten qysh në fillim të karrierës, ashtu siç janë të bindur se, sidomos pas periudhës së mëmësisë së plotë, këngëtarja sërish do të vijë e fuqishme, unike, ashtu siç di ajo. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top