Connect with us

Anuluan dasmën e planifikuar për në nëntor, Danjeli dhe Fotinia tregojnë arsyen

Kuriozitete

Anuluan dasmën e planifikuar për në nëntor, Danjeli dhe Fotinia tregojnë arsyen

Anuluan dasmën e planifikuar për në nëntor, Danjeli dhe Fotinia tregojnë arsyen

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Danjeli dhe Fotinia kishin anuluar dasmën e tyre, por pa dhënë detaje të tjera. Sot në profilin e tyre të përbashkët në Instagram, dy fituesit e Big Brother 9 tregojnë arsyet që çuan në anulimin e dasmës.

Çifti nuk ka marrë ende shumën e parave që kanë fituar në Big Brother, dhe për këtë arsye duke qenë se nuk kanë shumë mundësi ekonomike, për të realizuar një dasmë të madhe siç e kanë ëndërruar gjithmonë, ata kanë vendosur që ta shtyjnë dasmën.

“Nisur nga postimet në rrjetet sociale duam t’ju bëjmë me dije..për kënaqësinë tonë, për kënaqësinë e familjarëve tanë që nuk mundën të ishin pjesë, si dhe me kënaqësinë e pjesëmarrjes tuaj, ne vendosem të organizonim dasmën tonë të madhe në muajin nëntor.

Pavarësisht impenjimit tonë gjatë këtyre tre muajve për planifikimin dhe organizimin e një eventi siç e kemi ëndërruar, ndjejmë detyrimin t'ju njoftojmë sot se e kemi të pamundur. Sikundër që ne akoma nuk kemi përfituar vlerën e çmimit të madh të Big Brother dhe shpenzimet për një organizim të tillë i tejkalojnë mundësitë tona aktuale, me shumë keqardhje, dasmën nuk mund ta zhvillojmë ne datën që kishim përcaktuar.

Megjithatë kjo nuk na pengon ta ëndërrojmë sërish. Ne jemi këtu, dashuria është mes nesh, e kjo mjafton për të rritur familjen tonë të re. Mbase lajme të mira do të vijnë me ardhjen e luleve të pranverës….”, shkruajnë çifti në Instagram. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top