Kuriozitete
FOTOT/TRANSFORMOHEN HAPËSIRAT E UBT, VELIAJ: “ECIM PARA ME PUNË”
FOTOT/TRANSFORMOHEN HAPËSIRAT E UBT, VELIAJ: “ECIM PARA ME PUNË”
Universiteti Bujqësor i Tiranës është një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend dhe si i tillë meriton edhe ambiente dhe kushte dinjitoze që i përgjigjen rëndësisë së tij.
Ndaj pas prishjes së ndërtimeve pa leje, tashmë Bashkia e Tiranës ka nisur punën rikonstruksionin e hapësirave të jashtme të këtij universiteti, përfshi rrugicat, trotuaret, lulishtet, ndriçimin etj.
Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ka publikuar disa nga fotot e transformimit që po pëson kjo hapësir e dijes.
“Pothuajse gati rehabilitimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Pak nga pak po e marrin veten dhe hapësirat publike akademike. Ecim para me punë, kjo e ndihmon qytetin tonë! Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social facebook./a.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.