Kuriozitete
“E gjeta të pajetë dhe të mbuluar në gjak”, flet babai i autorit të vrasjes në Pogradec
Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Blacë të Pogradecit, ku shtetasi Bashkim Mekolli ka goditur për vdekje me sqepar dhe thikë gruan e tij Demirka Mekolli, që të dy 49-vjeçë.
Është gazetarja e “Balkan Web”, Ledjona Xheladinaj ajo që ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me të atin e Bashkim Mekollit.
Nexhdet Mekolli, babai i autorit të vrasjes, ka thënë:
Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion por nuk na e pranonin në Tiranë. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle. Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr.”