Connect with us

Panairi i Brukselit, gazeta e njohur belge artikull për Tiranën: Mundësi për t’u eksploruar

Kuriozitete

Panairi i Brukselit, gazeta e njohur belge artikull për Tiranën: Mundësi për t’u eksploruar

Panairi i Brukselit, gazeta e njohur belge artikull për Tiranën: Mundësi për t’u eksploruar

Përfaqësimi i Tiranës me një pavion të saj në Panairin e Brukselit për festat e fundvitit, një nga më të mëdhenjtë në Europë dhe që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota, ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e një prej mediave më të njohura belge, “La Dernière Heure”.

“La Dernière Heure” ka intervistuar edhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili thekson se pjesëmarrja në këtë panair, do u mundësojë turistëve për festat e fundvitit që të eksplorojnë Shqipërinë në një këndvështrim tjetër.

“Ka një zhurmnajë që qarkullon për vendin tonë, por ne duam t’u tregojmë turistëve atë çka ofron realisht qyteti i Tiranës.

Duhet që këto legjenda urbane të zhduken”, shprehet Veliaj, teksa shton se Tirana është e gatshme për të mirëpritur turistët që dëshirojnë të zbulojnë qytetin dhe të vizitojnë atraksionet e tij turistike.

“Para disa vitesh, as që mund të mendohej dot një ftesë për të marrë pjesë në një event si ky. Është një mundësi që turistët të zbulojnë qytetin e po ashtu edhe atraksionet e tij turistike dhe që në një të ardhme të mund të na vizitonin përsëri”, shprehet Erion Veliaj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top