Kuriozitete
Tuna na prezanton me mamanë dhe babanë e saj, gjyshërit më “cool” të Tianit
Tuna na prezanton me mamanë dhe babanë e saj, gjyshërit më “cool” të Tianit
Taini është njeriu më i rëndësishëm në jetën e mami Tunës dhe babi Patrisit. Të dy prindërit e rinj duken të magjepsur nga djali, dhe gjithë kohën ia kanë kushtuar vetëm atij.
Ata numërojnë ditët që kalojnë me të voglin e tyre, dhe mesa duket çdo ditë me Tianin për Tunën dhe Patrisin është një festë. Gjithsesi, në 6-mujorin e lindjes së djalit, prindërit i kanë organizuar një festë të vërtetë Tianit.
Aty jemi njohur edhe me gjyshërit e tij. Tuna ka publikuar në profilin e Tianit në Instagram, një moment vërtet të bukur nga festa ku dy gjyshërit shfaqen me vogëlushin në duar.
Ditën kur Tiani mbushi 6 muajsh Sot, Tuna ndau një foto të Tianit në Instagramin e saj të cilin e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim.
"Kaloi një gjysmë viti nga jeta jote. Të të shihje të rriteshe dhe të ndryshoje ka qenë eksperienca më e bukur e jetës sime. Ia ka vlejtur çdo natë pa gjumë. Qofsh gjithmonë djali aventurier, kureshtar e i qeshur që je edhe sot”, shkruante Tuna. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.