Kuriozitete
Aktori i humorit Bes Kallaku kërkesë të çuditshme për presidentin Meta
Aktori i humorit Bes Kallaku kërkesë të çuditshme për presidentin Meta
Besojmë se kaq ju mjafton për të kuptuar që bëhet fjalë për Ijen, gjyshen e aktorit të humorit Bes Kallaku.
Që në moshë të re e ka ëndërruar famën, e me kalimin e viteve kjo dëshirë, kishte mbetur diku strukur brenda saj, derisa një ditë, nipi që e rriti me shumë mundime, ia bën ëndrrën realitet.
Sot nuk besojmë se ka njeri që nuk e njeh Ijen, por teksa fama e saj nuk “po njeh kufij“, Besi ka plane të tjera për të.
Aktori i humorit së bashku me presidentin Meta kanë bashkuar forcat për një projekt human në ndihmë të fëmijëve jetim. Këtë lajm të mirë na e bëri të ditur vetë presidenti Meta nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
"Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme. Në presidencë me Bes Kallakun për “Javën e Fëmijëve Jetim“, shkruante Meta.
Këtë postim, Besi e ka shpërndarë në Instagram, po i ka bërë dhe një kërkesë Metës: ta bëjë Ijen “Zonjë të Parë“.
“Meqë vendi i zonjës parë është akoma vakant, a mund ta zërë Ija ime me part time? Hahahaha”, shkruan Besi. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.