Connect with us

Linjë e re e furnizimit me ujë nga Depo e Tiranës për banorët e Njësisë Nr. 2

Kuriozitete

Linjë e re e furnizimit me ujë nga Depo e Tiranës për banorët e Njësisë Nr. 2

Linjë e re e furnizimit me ujë nga Depo e Tiranës për banorët e Njësisë Nr. 2

Shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm i banorëve të Njësisë Nr. 2 në kryeqytet pritet që të përmirësohet ndjeshëm falë investimeve të Bashkisë së Tiranës. Mjetet e rënda të UKT si dhe ekspertët e saj kanë punuar për shtrimin e linjës së re nga Depo e Tiranës.

Për të mos ndikuar në furnizimin me ujë të banorëve, punimet janë kryer gjatë orëve të vona të natës.

Bashkia ka nisur punën për rinovimin e të gjithë rrjetit të transmetimit të ujit të pijshëm nga burimet në depo, e deri në nivel kapilar për shpërndarjen pranë çdo banese të ujit dhe për të rritur jo vetëm sasinë e furnizimit, por njëkohësisht edhe cilësinë e tij për qytetarët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar se brenda 5 viteve, Tirana do të arrijë që të furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problem disavjeçar.

Puna e deritanishme është fokusuar tek sigurimi i furnizimit me ujë të zonave të reja urbane, reduktimin e lidhjeve abuzive gjatë linjave të transmetimit kryesore duke zvogëluar në këtë mënyrë nivelin e humbjeve në rrjet si dhe në sjelljen në kushte optimale të tubacioneve kryesore dhe të burimeve të furnizimit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top