Connect with us

“Nënë Tereza kishte aq shumë para në bankën e Vatikanit, sa mund ta falimentonte”

Kuriozitete

“Nënë Tereza kishte aq shumë para në bankën e Vatikanit, sa mund ta falimentonte”

“Nënë Tereza kishte aq shumë para në bankën e Vatikanit, sa mund ta falimentonte”

Libri i fundit i gazetarit italian, Gianluigi Nuzzit "The Original Sin", tregon detaje nga Vatikani kur kryepeshkopi amerikan Paul Marcinkus ishte caktuar president i kësaj banke. Në atë kohë besohet se Nënë Tereza kishte "më shumë para në llogari".

“Nëse vetëm Nëna Terezë do të mbyllte llogarinë apo t’i transferonte paratë, instituti do të ishte në rrezik”, ka shkruar Nuzzi, raporton “La Presse”.

Italiani ka shtuar se zbulimi i llogarisë së Nënës Terezë është dëshmi e qëndrimit të gjatë Marcinkusin brenda çështjeve të Vatikanit.

“Është një fuqi bllokuese në Vatikan që pengon reformat e Papa Françeskut sikurse bëri me Benediktin XVI – ekzistonte me Marcinkusin dhe menaxhmentin paralel të tij të Institutit për Punë të Religjionit – dhe ekziston akoma.

Llogaria e Nënës Terezë në bankën e Vatikanit është dëshmi që këta njerëz ishin dhe janë akoma brenda sistemit gjyqësor dhe kanë besim në ta. Atyre iu besoi edhe Nëna Tereza, që siç thuhet, hyri në Institutin për Punë të Religjionit përmes një dere të dytë dhe u mirëprit nga De Bonis, krahu i djathtë i Marcinkusit”, ka shkruar më tej Nuzzi.

Nuzzi ka shtuar se Marcinkus u caktua president i bankës së Vatikanit nga Papa Paul VI në vitin 1970, dhe menjëherë kishte kërkuar të merrte një ndihmës, dhe zgjodhi Donato De Bonisin. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top