Kuriozitete
Hajni tenton të vjedhë në pikë të ditës, por e pëson keq
Një video e kapur nga një kamerë sigurie në rrugë, shfaq një të ri duke thyer xhamat e një dyqani në qytetin polak të Lubliniecit.
Një kalimtar përpiqet që ta ndalojë atë, por pa sukses, pasi hajni e shtyn atë dhe e kapë për fyti.
Kur përfundon thyerjen e xhamave, ai tenton të ikë nga vendi i ngjarjes, transmeton Gazeta Express.
Por, fati dukej se nuk ishte në anën e tij, kjo pasi në fund ambulanca e dërgon atë në spital, pasi një veturë e godet në rrugë.