Kuriozitete
Meta refuzon kërkesën e PD-LSI për të zbardhur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë
Meta refuzon kërkesën e PD-LSI për të zbardhur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rrëzuar kërkesën e shtatë deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan zbardhjen e mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në përgjigje të kësaj kërkese, kreu i shtetit shprehet se nuk e ka aprovuar për disa arsye, njëra prej të cilave lidhet me ligjin për informacionin e klasifikuar si sekret shtetëror.
Po ashtu, presidenca argumenton se kërkesa për zbardhjen e mbledhjes së 11 nëntorit, ku i diskutua për kanabisin, nuk mund të bëhen publike informacionet e kërkuara, kjo për të respektuar garancinë e besimit të anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Por, gjithsesi, kreu i shtetit ka deklaruar se nëse ka indicie apo prova që cenojnë sigurinë kombëtare, Prukuroria e Përgjithshme mund të kërkojë informacione nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Pak ditë më parë, shtatë deputetë të opozitës, dy prej të cilëve nga radhët e LSI-së, ju drejtuan me letër Presidentit Meta, ku kërkuan zbardhjen e mbledhjes.
Kërkesa e tyre erdhi pak ditë pasi edhe ish-Presidentin Nishani u kërkoi gazetarëve që të kërkojnë informacion nga ajo mbledhje. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.