Connect with us

I dënuar nga Italia me 6 vite burg, kapet trafikanti i drogës

Kuriozitete

I dënuar nga Italia me 6 vite burg, kapet trafikanti i drogës

I dënuar nga Italia me 6 vite burg, kapet trafikanti i drogës

Një person, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, është ndaluar nga policia e Elbasanit, në bashkëpunim me FNSH-në.

Afrim Tarelli (Zeneli), 45 vjeç banues në Elbasan, rezulton i dënuar nga autoritetet italiane, dhe pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, më datë 25.03.2014, pasi Gjykata e Apelit Torino me vendim të datës 22.04.2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.

Vijojnë hetimet, nëse ky person ka kryer të tjera vepra penale gjatë kësaj kohe. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top