Kuriozitete
Malësorja sex me ish-të dashurin, por i fejuari bën gabimin e jetës
Një vajzë nga Malësia, pasi ka tradhëtuar të fejuarin, nuk është e sigurtë për atësinë e fëmijës që po pret. Historia është rrëfyer nga vetë ajo për “ShkodraNews”.
“Jam një malësore, 25 vjeçe. Kam një hall shumë të madh. Kam shkuar me një ish-të dashur që kisha në fakultet. Tani jam e fejuar, e nuk di se cili është babai i fëmijës që jam duke pritur.
Me ish-in kisha 2 vjet që isha ndarë. Dhe e fejuar kam 1 vit e pak.
Pa asnjë kontakt prej kohësh me ish-in, por një ditë u shkëmbyem në Pedonale të Shkodrës. Isha me të fejuarin dhe ish-i zgurdulloi sytë kur na pa, krah për krah.
Pas dy ditësh më bjen telefoni dhe më kërkon që të shkoja në fejesen e vajzës së tij të tezes, me të cilën kisha shumë shoqëri kur isha e lidhur me këtë djalin. Prapë kam shoqëri e për hir të saj pranova të shkoja.
Festa u ba në një lokal në Ulqin. I fejuari ishte në punë atë natë dhe nuk më shoqëroi dot.
Shkova dhe duke qëndruar me ish-in përfunduam duke e bërë në dhomën e tij të hotelit, aty sipër lokalit. Ish- i dashuri ka qenë i pari për mua, sepse isha e virgjër kur e njoha në shkollë të lartë.
Më pas i thashë që nuk dua ta shoh më kurrë.
Kur marr vesh që jam shtatzënë.
I fejuari në qiellin e shtatë, po ashtu familjet tona. Por unë sd’i me kë e kam. Jam aq keq dhe e hutuar sa po më shembet bota”, shkruan ajo