Connect with us

Vokshi në PPE: Rama presion medias për të fshehur skandalet e droges e korrupsionit

Kuriozitete

Vokshi në PPE: Rama presion medias për të fshehur skandalet e droges e korrupsionit

Vokshi në PPE: Rama presion medias për të fshehur skandalet e droges e korrupsionit

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias informoi Forumin e Gruas së Partitë Popullore Europiane rreth përkeqësimit të Lirisë së Medias në Shqipëri, si një taktikë e Kryeministrit për të penguar publikimin e lidhjeve të Qeverisë së tij me organizatat kriminale.

”Kryeministri i Shqipërisë po shantazhon dhe kërcënon gazetarët për të mbuluar skandalet me trafikun e drogës dhe aferat korruptive, të ministrave të rëndësishëm të Qeverisë së Tiranës”- tha Vokshi në takimin e Berlinit, ku Forumi i Grave të PPE i kërkoi Komisionit Europian të mbështesë lirinë dhe pavarësine e medias.

Vokshi theksoi se përgjimet e Anti-mafias italiane, ku implikohet ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe fushata elektorale e PS, faktojnë blerjen e rezultatit zgjedhor në qershor 2017.

Përgjimet e anti-mafias italiane, tha zonja Vokshi në fjalën e saj, vërtetuan denoncimet disa vjeçare të PD si dhe raportet e OSBE-ODIHR për blerje vote, kërcënime dhe trembje të votuesve nga anëtarë të organizatave kriminale.

Për të kontrolluar publikimet e skandaleve qeveritare, Kryeministri po bën çdo përpjekje për të intimiduar lirinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes – tha Vokshi.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, kërkoi nga Forumi i Gruas së PPE të reagojë ndaj përkeqësimit të lirisë së medias. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top