Connect with us

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk kryeni marrëdhënie?! Pika 5 do t’ju bëjë t’i “thërrisni mendjes”

Kuriozitete

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk kryeni marrëdhënie?! Pika 5 do t’ju bëjë t’i “thërrisni mendjes”

Nëse po kaloni një periudhë të gjatë pa kryer marrëdhënie seksuale,  atëherë kini kujdes. Mungesa e seksit sjell disa ndryshime në trupin e njeriut dhe në më të shumtat e rasteve ato janë negative.

Një grup studiuesish kanë theksuar edhe një herë se marrëdhëniet seksuale të sigurta dhe të kontrolluara, janë në përfitim të shëndetit tuaj, siç shkruan edhe “BDG Media”.

Por më poshtë ju do të njiheni me disa nga pasojat që sjell mungesa e seksit:

-Mungesa e marrëdhënieve seksuale për një kohë të gjatë nuk do t’ju bëjë më të ngushtë. Madje ky pushim nuk ju bën sërish të virgjër siç thonë mitet. Pavarësisht nga thashethemet e shumta, himeni nuk rritet, por indet e vaginës do të lënë zakonin e relaksimit në përgjigje të ngacmimit.

-Meshkujt kanë më shumë gjasa të kenë probleme me ereksionin. Nëse meshkujt nuk kryejnë marrëdhënie për një kohë të gjatë, rriten shanset për të pasur probleme me ereksionin. Disa studime janë përqëndruar tek meshkujt në moshë të madhe të cilët kanë qenë aktiv seksualisht dhe kanë pasur efekte pozitive.

-Sistemi juaj imunitar bëhet më i prekshëm: aktiviteti seksual ndikon në mënyrë të konsiderueshme në funksionimin e sistemit imunitar të trupit tuaj. Nëse nuk jeni aktiv seksualisht nuk do të merrni këto përfitime dhe do jeni më të prekur ndaj sëmundjeve.

-Dëshira për të kryer marrëdhënie mund të bjerë: Disa ekspertë pohojnë se aktiviteti i rregullt seksual është një mënyrë për të ndezur epshin, kështu që duke pasur mungesë seksuale, epshi juaj do të bjerë.

-Më shumë stres: sa më aktiv të jeni, aq më pak stres do të keni. Nëse nuk kryeni marrëdhënie do të jeni më të stresuar. 

-Shëndeti juaj kardiovaskular mund të vuajë: një jetë seksuale aktive është e lidhur me shëndetin kardiovaskular..

-Mund të rrisë prirjen për depresion. Femrat që kalojnë shumë kohë pa kryer marrëdhënie aq më shumë priren për të rënë në depresion. Janë disa përbërës që gjenden te sperma që nxisin hormonet e gëzimit te ato. 

-Zvogëlon në mënyrë drastike rrezikun nga infeksionet urinare. Nëse kryeni marrëdhënie, bakteret e mbetura në vaginë shtyhen drejt uretrës duke nxitur infeksionin. Pra do të shpëtoni nga këto infeksione nëse nuk kryeni marrëdhënie. 

-Ju nuk do të jeni aq të zgjuar sa duhet?! Ky është një mit sepse në fakt ndodh e kundërta, shkencëtarët kanë vërtetuar se aktiviteti seksual nxit rritjen e neuroneve të trurit . 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top