Connect with us

Aksidentohen dy persona në tunelin e Kalimashit, humb jetën një vajzë e re

Kuriozitete

Aksidentohen dy persona në tunelin e Kalimashit, humb jetën një vajzë e re

Aksidentohen dy persona në tunelin e Kalimashit, humb jetën një vajzë e re

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një vajze të re. Përplasja e mjetit me të cilën udhëtonte e reja dhe një person tjetër, ka rezultuar fatal për drejtuesen e makinës.

Pasditen e djeshme, e diel, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen" me targa AA 477JB, që drejtohej nga Stela Gjoka.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe 32-vjeçari R.F., banues në Ferizaj, Kosovë.

Të dëmtuarit u dërguan në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit për shkak të gjendjes së rëndë, ndërroi jetë në orët e vona të natës së lënë pas.

Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që mësohet se i aksidentuari tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top