Kuriozitete
Këta janë 14-vjeçarët mizorë që masakruan qenin në Kuçovë
Në lidhje me videon e publikuar ditën e djeshme, ku disa të rinj kanë masakruar në mënyrë mizore një qen, i cili mendon se djemtë do të luanin me të, ka reaguar policia e Beratit.
Në video duket një djalë i ri që godet kafshën dhe i nxjerr atij gjak, ndërsa zyrtarisht mësohet se tre të rinjtë që janë bërë pjesë e asaj skene, janë të moshës 14-vjeçare.
Sipas policisë, E.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ka goditur me sende të forta qenin e tij, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij konkretisht M.M dhe Q.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë kanë realizuar videon e më pas e kanë publikuar në rrjete sociale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për vlerësim.
Ndërkaq, JOQ.al ka mësuar identitetet e plota të të rinjve, por për arsye etike nuk po i publikon ato. Menjëherë, pas mediatizmit të pamjeve filmike në redaksinë e JOQ.al kanë ardhur kërkesa të shumta për të mësuar emrat e tyre të vërtetë dhe nuk janë të paktë personat që i kërcënojnë të rinjtë me jetë.
Duhet të marrin parasysh se akti i tyre është tepër i rëndë, ama nuk duhet lënë pa u konsideruar fakti që janë 14-vjeçarë, jo tërësisht të ndërgjegjshëm për veprimet e tyre dhe një gabim i bërë në një moshë të vogël duhet të bëhet mësim për të ardhmen e tyre.Shikoni videon me poshte: