Connect with us

Vajza vritet me armë nga komshiu i saj, filmohet e gjithë ngjarja

Kuriozitete

Vajza vritet me armë nga komshiu i saj, filmohet e gjithë ngjarja

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur një vajzë është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një burrë.

22-vjeçarja ka filmuar me telefon të gjithë ngjarjen, deri në momentin kur pas një debati me fqinjin e saj, ky i fundit e qëllon dy herë në fytyrë me armë zjarri.

Vrasja ka ndodhur në Brazil dhe viktimë ka mbetur Willyene Mathias.

Në video shikohet 22-vjeçarja që po debaton me fqinjin në Santana de Cataguases kur burri, të cilit i referohet me emrin Juliano, ngre bluzën dhe nxjerr një armë nga brezi i pantallonave, dhe më pas e qëllon për vdekje.

Sipas gazetës lokale Midia Mineira ata kanë debatuar pasi viktima e akuzoi fqinjin e saj se ka përhapur thashetheme për të. Mendohet se kanë pasur probleme për shkak edhe të zënkave të mëparshme midis fëmijëve të tyre.

Ëillyene ka filmuar incidentin për t’i provuar bashkëshortit se thashethemet ishin të rreme.

I akuzuari për vrasje, është arrestuar nga policia. /k.k/noa.al/

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top