Kuriozitete
Rrefen Vajza Shqiptare… ZEZAKU ME KNAQI me S…
Një vajzë shqiptare shkoi për studime në Londër dhe atje njohu dashurinë e jetës, Henrin. Sic tregon ajo pas shumë vitesh si miq Henri i kishte bërë pyetjen “Të besdis ngjyra ime”. Përgjigja e saj ishte një puthje.Pas dy vitesh marrëdhënie, ajo mbeti shtatzënë por prindërit i kërkuan ta abortonte pasi nuk mund të pranon një dhëndër me ngjyrëPas disa vitesh ajo erdhi në Shqiperi për t’u treguar prindërve nipin e tyre me shpresën që dashuria prej gjyshërish do t’i zbuste por kur panë që kishte trashëguar ngjyrën e Henrit i thanë se s’kishin për ta pranuar kurrë. “Coje djalin ta rrisë i ati dhe atëherë do jesh vajza jonë”.Henri e shtyu të përpiqej seriozisht të krijonte një urë komunikimi me ta, sepse e shikonte që gruaja e tij po vuante. Por ata nuk pranojnë në asnjë lloj mënyre.Pasi lajmi u publikua në rrjetet sociale, komentet lanë për t’u habitur, sepse shqiptarët dolën shumë racistë dhe e quajtën turp këtë që ka bërë kjo vajzë shqiptare. LajmeJavore