Kuriozitete
Aksidentohet furgoni me punëtorët e HEC-it të Fierzës, një i vdekur dhe disa të plagosur
Aksidentohet furgoni me punëtorët e HEC-it të Fierzës, një i vdekur dhe disa të plagosur
Një person ka gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Furgoni me të cilin udhëtonin punonjësit e HEC-it të Fierzës, është aksidentuar mëngjesin e kësaj të premteje.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person, i cili rezulton të jetë Dem Oruçi, ndërkohë që janë plagosur disa persona të tjerë.
Bëhet me dije se se aksidenti ka ndodhur në fshatin Dushaj të Tropojës.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre rezulton në gjendje të rëndë. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.