Connect with us

Fëmija 4 vjeç shpëton për mrekulli pasi bie nga kati i tretë

Kuriozitete

Fëmija 4 vjeç shpëton për mrekulli pasi bie nga kati i tretë

Fëmija 4 vjeç shpëton për mrekulli pasi bie nga kati i tretë

Një video ku paraqitet një fëmijë vetëm katër vjeç i cili ka rënë nga kati i tretë i një qendre tregtare po bën xhiron e botës në internet.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi, ndërsa mediat lokale raportojnë se ai ka mbijetuar, sepse ka rënë pikërisht mbi disa divane të një bari që ndodhej në katin e parë.

Sipas dëshmive të klientëve të qendrës tregtare, fëmija ishte mbështetur në kangjellat e katit të tretë e ndihmuar nga një e afërme e saj, me siguri e motra.

Kjo e fundit, e thirrur nga mamaja, është shpërqendruar dhe e ka lënë fëmijën të vetëm, e cila ka humbur ekuilibrin duke rënë disa metra poshtë.

Mjekët në spital thanë se gjendja e tij është e rëndë, edhe pse ka mundur të mbijetojë nga një incident që mund të kish rezultuar fatal nëse rënia në tokë nuk do të ishte zbutur nga prania e divaneve. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top