Kuriozitete
I shpërthyen makinën në qendër të Shkodrës, kush është inspektorja e Arsimit
I shpërthyen makinën në qendër të Shkodrës, kush është inspektorja e Arsimit
Frida Kopliku është inspektorja e Drejtorisë Arsimore Rajonale në Shkodër, makina e së cilës u shpërthye në orët e para të mëngjesit të sotëm me lëndë eksplozive.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, ku ndodhej i parkuar automjeti tip Volkswagen me targa AA700IY.
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se makinës i është vendosur lëndë palsëse, tritol dhe si pasojë ka patur një shpërthim të lehtë poshtë tij i cili ka qenë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit. Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, dhe nuk ka patur dëme në njerëz.
Policia dhe grupi hetimor po kryhejnë veprimet, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.