Connect with us

Veliaj: Të fokusuar te siguria ushqimore, të gjithë ambulantët të zhvendosen në tregun e ri

Kuriozitete

Veliaj: Të fokusuar te siguria ushqimore, të gjithë ambulantët të zhvendosen në tregun e ri

Veliaj: Të fokusuar te siguria ushqimore, të gjithë ambulantët të zhvendosen në tregun e ri

Banorët e Njësisë Nr. 5 pranë lulishtes “1 Maji” do të kenë shumë shpejt një treg fruta-perimesh me kushte moderne, i cili garanton higjienë për produktet ushqimore. Bashkia e Tiranës nisi sot punën për rehabilitimin e tregut aktual, i cili për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe të mungesës së investimeve ndër vite, ishte lënë në një gjendje të mjerueshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet që po kryhen për tregun e ri të fruta-perimeve që ndodhet në rrugën “Komuna e Parisit”, ku siguroi qytetarët për marrjen e masave për rritjen e sigurisë ushqimore. Duke u ndalur tek investimi i tregut të ri, Veliaj deklaroi se përmes këtij projekti, do të katërfishohet edhe numri i atyre që tregtojnë.

“Jam shumë i kënaqur që ka filluar puna në një kantier tjetër në Njësinë 5. Praktikisht po katërfishojmë tregun, nga 12 vende, në mbi 50. Është një zonë, e cila ka familje të vjetra tiranase, ndërkohë është shtuar me popullsi nga pallatet e reja që janë ndërtuar në vitet ’90.

Ky ka qenë një muaj ku jemi fokusuar jashtë mase tek siguria ushqimore. Hapëm thertoren e re në Vaqarr dhe po ofrojmë tregje të ngjashme me Pazarin e Ri, si ai që nisëm tek Njësia 2, në disa njësi të tjera dhe tani vazhdojmë tek Njësia 5”, tha Veliaj, ndërsa u bëri thirrje tregtarëve ambulantë që të zhvendosen në ambientet e reja, të cilat ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme.

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që të konsumojnë produkte të cilat shiten brenda kushteve dhe të shmangin ato të cilat nuk respektojnë asnjë kriter, duke u kthyer në rrezik për jetën e komunitetit.

Kryetari i Bashkisë paralajmëroi se në përfundim të ndërtimit të tregut të ri, do të nisë aksioni për rehabilitimin e të gjitha hyrje-daljeve në këtë zonë, për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top