Kuriozitete
Thaçi nderon Metën me titullin “Urdhri i Pavarësisë”
Thaçi nderon Metën me titullin “Urdhri i Pavarësisë”
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është nderuar me një titull të veçantë nga homologu i tij i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka marrë titullin “Urdhri i Pavarësisë”, si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Duke vlerësuar kontributin tuaj personal për Kosovën, mbështetjen ndaj UÇK-së, përpjekjeve për liri e pavarësi, të gjitha atyre përkushtimeve për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sot si President i Kosovës dhe si mik, të ndaj “Urdhrin e pavarësisë”, është shprehur Thaçi.
Nga ana e tij, Meta është shprehur i emocionuar për vizitën si President dhe dekoratën e marrë.
“Është surprizë e veçantë për mua, por dua ta marrë atë si një vlerësim për atë që gjithë qytetarët e Shqipërisë kanë bërë në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Meta.
Ai tha se e merr këtë vlerësim me përgjegjësi të madhe për forcimin e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e mëtejshme të saj. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.