Connect with us

Fierakja braktis fëmijët e mitur tek i dashuri dhe zhduket

Kuriozitete

Fierakja braktis fëmijët e mitur tek i dashuri dhe zhduket

Fierakja braktis fëmijët e mitur tek i dashuri dhe zhduket

Një grua nga Fieri ka lënë fëmijët e saj tek i dashuri dhe është zhdukur pa gjurmë.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, u referuan materialet në Prokurorinë e Beratit për 31-vjeçaren P.Dh., banuese në Fier.

Ajo dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e mitur A.Dh., dhe G.Dh., 4 dhe 8 vjeç, të cilët i ka lënë te banesa e të dashurit B.S., në Berat.

Mësohet se gruaja është larguar jashtë shtetit, ndërsa fëmijët i ka lënë te partneri i saj, ku më tej ka humbur gjurmët.

Ka qenë ky i fundit ai që ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që vogëlushët janë transferuar në një qendër për fëmijët në Tiranë.

Çështja është ende nën hetim dhe për këtë shkak nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top