Connect with us

Plagosja në Peqin, kapet i shpalluri në kërkim

Kuriozitete

Plagosja në Peqin, kapet i shpalluri në kërkim

Plagosja në Peqin, kapet i shpalluri në kërkim

Një person i shpallur në kërkim për plagosje është vënë në prangat e policisë.

Gjatë ditës së sotme u bë arrestimi i të dyshuarit Klaus Cani, 41 vjeç banues në Peqin.

Ndalimi i tij, u bë në Peqin i akuzuar se më 6 tetor në lagjen “Xhami” të Peqinit, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin.

I plagosuri vijon të ndodhet në spital në Tiranë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj Canit materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top