Connect with us

Habit aktorja shqiptare: Mamaja ime ka qenë e tmerrshme, nuk thotë kurrë “bravo”

Kuriozitete

Habit aktorja shqiptare: Mamaja ime ka qenë e tmerrshme, nuk thotë kurrë “bravo”

Habit aktorja shqiptare: Mamaja ime ka qenë e tmerrshme, nuk thotë kurrë “bravo”

Aktorja e njohur e humorit, por njëkohësisht dhe moderatore e emisionit "Mos i fol shoferit", Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin "Why not”.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit, Roza Lati për marrëdhënien me mamanë, Rudina duke ruajtur natyrën e saj humoristike u përgjigj duke thënë se nëna e saj nuk i thotë asnjëherë ‘bravo’ të bijës për arritjet e saj.

Madje siç tregon aktorja në ato pak raste që ajo e bën një gjë të tillë Rudina fillon të bëhet merak.

“Kur mami më thotë 'bravo' unë bëhem shumë merak. Sepse them me vete diçka ka kjo, nuk thotë 'bravo' asnjëherë. Është natyrë shumë kritike, sidomos deri në gjimnaz ka qenë e tmerrshme, vetëm pretendonte.

Më vonë, kur unë u largova nga shtëpia, fillojnë të bien këto mamatë e rrepta, më ndihmon me gocën time shumë, por prapë nuk thotë bravo", shprehet aktorja e humorit.

Rudina Dembacaj përveç angazhimit të saj në emisionin në "ora news", aktualisht është edhe pjesë e kastit të programit "Dance with me" ku dhuron shumë spektakël çdo të hënë në darkë, veçanërisht me humorin e saj.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top