Connect with us

Xheni kthehet sërish në Tiranë. Është bashkuar me Bernardin?

Kuriozitete

Xheni kthehet sërish në Tiranë. Është bashkuar me Bernardin?

Xheni kthehet sërish në Tiranë. Është bashkuar me Bernardin?

U largua dy javë më parë drejt Italisë dhe para pak ditësh është rikthyer në Tiranë. Xheni i ka bërë edhe një herë konfuzë fansat e saj dhe të Benardit për raportin e njërit prej çifteve më të pëlqyer e më të përfolur të Big Brother.

Pasi e lanë në mes garën e kërcimit në DWM, ndarja e çiftit u duk se ishte përfundimtare, meqenëse të dy vijuan jetën e tyre në rrugë të ndryshme.

Por çfarë e ka sjellë Xhenin kaq shpejt sërish në Tiranë? Nëse shumë prej fansave të çiftit menduan se ishte ndezur një dritë jeshile për këtë raport, Xheni, në fakt, i ka mohuar zërat që flasin për një ribashkim me Benardin.

Në një video live, përmes së cilës ka komunikuar me fansat pasditen e djeshme, Xheni ka treguar se është rikthyer në Tiranë, por nuk ka zbuluar arsyen.

Pyetjes së disa fansave nëse është pajtuar me Benardin, Xheni iu përgjigj me ‘jo’ dhe për këtë dukej se nuk kishte ndonjë peng. Por sërish nuk e ka zbuluar arsyen që e ka rikthyer në kryeqytet.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top