Connect with us

E rëndë, i mituri i jep fund jetës me vetëvarje

Kuriozitete

E rëndë, i mituri i jep fund jetës me vetëvarje

E rëndë, i mituri i jep fund jetës me vetëvarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Belsh të Elbasanit ku një i mitur ka varur veten në kasollen e bagëtive.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dëshiran, ku viktima është 12 vjeçari me iniciale E.E.

Sipas njoftimit të policisë, kanë qenë familjarët që kanë gjetur të miturin të varur, duke njoftuar edhe policinë.

Në trupin e viktimës nuk janë dalluar shenja dhune, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja që e ka çuar të miturin në aktin fatal.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2017 salla operative Elbasan është njoftuar nga familjarët se në fshatin Dëshiran Belsh në kasollen e bagëtive kanë gjetur të vetëvarur me litar shtetasin e mitur E. E., 12 vjeç.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore në trupin e 12 vjeçarit nuk kanë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top