Connect with us

ROBERT ALIAJ QAN NË STUDIO, AS SYZET NUK IA FSHEHIN LOTËT

Kuriozitete

ROBERT ALIAJ QAN NË STUDIO, AS SYZET NUK IA FSHEHIN LOTËT

ROBERT ALIAJ QAN NË STUDIO, AS SYZET NUK IA FSHEHIN LOTËT

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, për të promovuar projektin e tij të ri, albumin me foto “Tirana horizontale”, Berti u përball edhe me disa surpriza, pas të cilave, ai e pati të vështirë t’i përmbajë lotët.

Ndërsa në ekran iu shfaq një moment nga një kujtim i bukur në skenën e DWM, kur këndoi “Dashuria”, një prej hiteve të tij me vajzën Gala, Berti e pati të vështirë t’i mbajë emocionet.

As syzet nuk ia fshehën dot lotët nga kjo surprizë e papritur: “Më vutë në pozitë shumë të vështirë. Nuk është malli ai që e bën këtë gjë, sepse për të më merr malli edhe kur është 8 orë në shkollë, e pres me padurim”, – tha ai duke u përpjekur të kontrollojë dridhjet e zërit.

“I kam dobësi fëmijët, edhe fëmijët e mi në veçanti. Galës, edhe natën do i jepja biberonin, s’kishte shans mamaja t’i afrohej, ishte një kënaqësi më vete, kam shijuar çdo moment me të. E çoj në shkollë, e marr në mëngjes, e çoj në paino, ajo është shumë e zënë.”, tha ai.

Pak pas kësaj, vjen edhe një video surprizë për Bertin nga vajza 12- vjeçare, e cila e përshëndet nga Belgjika dhe i thotë se i mungon shumë, shkruan RevistaClass

I zënë ngushtë dyfish, Berti tha se ishte një surprizë e veçantë.

“Është një mrekulli që më bën të jetoj. I lutem Zotit që të më japë sa më shumë vite që të kem kohë të rri me të” – tha ai pas kësaj surprize që do ta mbajë mend gjatë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top