Connect with us

Rama jep lajmin e mirë për mjekët e infermierët: Rrisim pagat dhe ndihmën ekonomike

Kuriozitete

Rama jep lajmin e mirë për mjekët e infermierët: Rrisim pagat dhe ndihmën ekonomike

Rama jep lajmin e mirë për mjekët e infermierët: Rrisim pagat dhe ndihmën ekonomike

Kryeministri Edi Rama edhe këtë mëngjes të enjte ka përshëndetur shqiptarët përmes një video ku u uron ditë të mbarë.

Ndryshe nga herët e tjera kur promovon vende të bukura të Shqipërisë, Rama ka zgjedhur ta nisë ditën e sotme me lajmin e mirë për mbështetjen që i jepet shëndetësisë përmes buxhetit të vitit të ardhshëm.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë video informuese për mbështetjen e rritur me Buxhetin 2018 për Shëndetësinë që duam dhe kujdesin social për qytetarët më në nevojë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Postimin e tij në rrjetin social Facebook, Rama e ka shoqëruar me një video përmes së cilës theksohet rritje page 5% për mjekët dhe infermierët si dhe dyfishim i bonusit.

Ndërkohë mbështetje premton Rama përmes buxhetit edhe për ndihmën ekonomike. Nga video duket e shënuar se qeveria do te rrisë 2-3 herë pagesat për ndihmën ekonomike. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top