Connect with us

Dhunojnë dhe keqtrajtojnë fëmijët e mitur në kopsht, arrestohen tre edukatore

Kuriozitete

Dhunojnë dhe keqtrajtojnë fëmijët e mitur në kopsht, arrestohen tre edukatore

Dhunojnë dhe keqtrajtojnë fëmijët e mitur në kopsht, arrestohen tre edukatore

Tre edukatore kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë dhunuar fëmijët në kopsht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vercelli të Italisë, ndërsa fëmijët e keqtrajtuar janë të moshës nga 3 deri në 5 vjeç.

Ka qenë një nga nënat e fëmijëve të mitur ajo që ka sinjalizuar policinë për dyshimet e saj, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet.

"Tgcom" shkruan se nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë u zbuluan 52 episode të keqtrajtimit të të miturve, ku fëmijët shiheshin duke qarë, duke u tërhequr në tokë, duke bërtitur, ndëshkuar apo poshtëruar.

Fill pas denoncimit, kamerat u instaluan në klasa, korridore, në mensa, madje edhe palestrën shkollës. Nga 52 episodet keqtrajtimit, 20 prej tyre janë cilësuar si më seriozet.

Pritet që në ditët në vijim edukatoret të merren në pyetje nga togat e zeza. Gjithashtu edhe prindërit e fëmijëve do të jenë të pranishëm në gjykatë për të dhënë dëshmitë e tyre. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top