Connect with us

Pamjet e sekuestrimit të “Santa Quaranta”, prona miliona euroshe dorëzohet pa rezistencë

Kuriozitete

Pamjet e sekuestrimit të “Santa Quaranta”, prona miliona euroshe dorëzohet pa rezistencë

Pamjet e sekuestrimit të “Santa Quaranta”, prona miliona euroshe dorëzohet pa rezistencë

Forca të shumta policie dhe prokurorë bën sot sekuestron preventive të kompleksit të shumëpërfolur për luksin e tij “Santa Quaranta”, në Sarandë.

Hoteli në breg të detit i cili llogaritet me vlerë mbi 3 milionë euro, u vu nën sekuestro pasi dyshohet se është ndërtuar me para të ardhura nga aktiviteti kriminal, për të cilën dyshohet të jetë përfshirë Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Dorëzimi i hotelit u bë pa rezistencë dhe në pamjet e më poshtme shihni momentet e para pas vënies së objektit nën sekuestro.

Pasuritë e Klement Balilit u vunë nën sekuestro pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi dje kërkesën e Prokurorisë, për të vendosur masën e sekuestros preventive për pronat e Balilit.

Vendimi u dha në bazë të ligjit antimafia, për asete pasurore që i përkasin Klement Balilit dhe të afërmve të tij, ndërsa hoteli rezulton në pronësi të vëllait të Balilit.

Balili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge për llogari të autoriteteve greke dhe ato shqiptare.

Zyrtarisht u konfirmua se nën sekuestro janë vënë edhe 20 apartamente në Tiranë dhe Sarandë si dhe hoteli “Santa Quaranta”, i cili rezulton në pronësi të ish-drejtorit të Transporteve Sarandë.

Balili i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale, njihet edhe si “kumbari” i drogës në Ballkan. /a.y/noa.al

Sekuestrohet resorti “Santa Quaranta” dhe gjithë pasuritë e Balilit

Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të Klement Balilajt

Pasuritë e Balilit, Prokuroria kërkon sekuestron e "Santa Quarantas"

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top