Connect with us

Krimi i rëndë në Kavajë, burri masakroi gruan me thikë se s’gjeti gati bukën e rrobat

Kuriozitete

Krimi i rëndë në Kavajë, burri masakroi gruan me thikë se s’gjeti gati bukën e rrobat

Krimi i rëndë në Kavajë, burri masakroi gruan me thikë se s’gjeti gati bukën e rrobat

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në fshatin Karpen të Kavajës, ku burri masakroi katër herë me thikë bashkëshorten e tij, pse ajo nuk i kishte përgatitur mëngjesin dhe rrobat.

Autori i dyshuar i krimit është identifikuar si shtetasi Sami Metushi, 50 vjeç. Pas një debati me bashkëshorten e tij Sose Metushi, brenda në banesë, ai në një moment gjaknxehtësie mori thikën e bukës duke e qëlluar atë në bark dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Goditjet kanë qenë fatale duke i marrë jetën 48- vjeçares, nënë e pesë fëmijëve. Policia është njoftuar për krimin e rëndë që ndodhi në fshatin Karmen, rreth 8 km nga Kavaja, dhe menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sipas të dhënave, 50 vjeçari nuk ka tentuar të arratiset, por e ka pritur policinë në banesë. Ai është arrestuar menjëherë, ndërsa ka pranuar krimin e kryer prej tij.

Sipas të dhënave, në momentin e arrestimit ai ishte në një gjendje mjaft të ngarkuar psikologjike dhe e ka pasur të pamundur të shpjegojë atë çfarë kishte ndodhur.

Me të vetmit që ka folur kanë qenë tre fëmijët e tij, të cilët në momentin e vrasjes së nënës së tyre kanë qenë në oborr. Ata kanë mbetur të tronditur teksa kanë parë babain e tyre me duart e gjakosura, ndërsa më pas ai u tregoi se u kishte vrarë të ëmën me thikë.

“Jemi të shokuar. Prindërit tanë nuk kanë pasur konflikte. Ata shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin, me përjashtim të rasteve të rralla kur debatonin për punët apo hallet e shtëpisë. Atë ditë babai kishte dalë herët nga shtëpia për të kryer punët jashtë, për të ushqyer gjelat apo edhe punët e tjera te sera që kemi ngritur. Ai erdhi dhe i kërkoi bukë nënës dhe disa rroba të tjera për t’u ndërruar. Por nëna nuk i kishte bërë gati pasi po merrej me punët e tjera të shtëpisë.

Aty nisi debati, kur pak sekonda më pas babai e kishte qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Ai doli përjashta dhe na tha se kishte qëlluar nënën për vdekje”, janë shprehur fëmijët e çiftit për policinë, raporton “panorama”.

Nisur nga versioni i dhënë nga fëmijët, por edhe vetë i arrestuari në pasditen e vonë, rezulton se Metushi kishte dalë herët nga shtëpia për t’u marrë me punët, gjelat e detit që duhej t’i shisnin për Vitin e Ri, serën e perimeve dhe kullotjen e bagëtive të imta. Rreth orës 11:00 ai është kthyer në shtëpi. Sapo është kthyer në banesë, 50-vjeçari ka nisur të debatojë me bashkëshorten e tij, e cila ende nuk kishte përgatitur mëngjesin.

“Pse nuk është përgatitur mëngjesi?!”, mësohet t’i jetë drejtuar bashkëshortes Samiu. Kjo e fundit, që ishte marrë deri në ato momente me punët e tjera të shtëpisë, i është përgjigjur të shoqit se nuk kishte pasur kohë, por do t’ia përgatiste në atë moment.

Pasi më tej ka parë se edhe disa rroba nuk ishin bërë gati, ka shpërthyer duke marrë thikën e bukës. Sulmi i papritur i tij e ka zënë në befasi gruan, e cila nuk ka pasur mundësi të reagojë as për t’u vetëmbrojtur dhe as për t’u larguar nga dhoma.

Ndërkohë, jashtë në oborrin e shtëpisë njëkatëshe ku jetonte çifti ndodheshin dy vajzat dhe djali i tyre. Ata kanë dëgjuar ulërimat e nënës dhe rendur me shpejtësi drejt banesës, por në atë moment babai i tyre doli jashtë duke u treguar krimin e kryer.

Krim i rëndë në një familje në Kavajë, burri vret gruan me thikë

Krimi në familje, fotot e bashkëshortëve dhe të banesës ku ndodhi vrasja

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top