Kuriozitete
Shkatërrohet banda e drogës në Itali, mes të arrestuarve një ish- futbollist. Emrat e shqipratëve
Shkatërrohet banda e drogës në Itali, mes të arrestuarve një ish- futbollist. Emrat e shqipratëve
Një vit e gjysmë hetime, 50 kontrolle, dhjetëra kilogramë kokainë e sekuestruar dhe 15 efektivë të policisë së Treviso, Brescia, Bari, Brindisi dhe Venezia në Itali.
Janë këto detajet e operacionit të koduar “ZZ”, të iniciuar nga policia e Trevisos, e cila shkatërroi një organizatë kriminale shqiptaro-italiane, dedikuar shpërndarjes së “pluhurit të bardhë”.
Mes të arrestuarve është një ish-futbollist i serisë B, Giuliano Camporese 47 vjeç, i Vittorio Veneto.
Krahas tij u arrestuan dhe dy shqiptarët Ermir Kola 31 vjeç dhe Klaudjan Koka 28 vjeç. Ndërkohë janë shpallur në kërkim Selim Osmani 50 vjeç, dhe vëllezërit Florian dhe Shkëlzen Babasi 26 dhe 36 vjeç.
Hetimet që çuan në kapjen e tyre kanë nisur në fund të vitit 2015 dhe gjatë dy viteve janë bërë edhe disa arrestinme të tjera.
Baza e tyre ishte në Villorba, ku drejtonin një rrjet të madh që merrej me shpërndarjen e kokainës në Treviso. Kreu i grupit rezulton Selim Osmani, një ish-punëtor ndërtimi, kuzhina e të cilit ishte kthyer në depozitë droge. Në rolin e shpërndarësve siç raporton noa.al, ishin vëllezërit Babasi, të arrestuar edhe në vitin 2014, pasi në shtëpi iu gjet kokainë.
Gjatë këtij operacioni të zhvilluar gjatë së shtunës, u arrestuan edhe Steven Trentin, dhe Artan Ginaj, të cilët u kapën me një sasi të vogël kokaine. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.