Kuriozitete
Fëmija humb kontrollin mbi makinë në Burrel, në gjendje të rëndë
Fëmija humb kontrollin mbi makinë në Burrel, në gjendje të rëndë
Një fëmijë vetëm 13 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur gjatë ditës së sotme.
Vogëlushi me iniciale Xh.M., ndodhej i vetëm në makinë në aksin rrugor Burrel-Klos, në momentin që humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Për pasojë mbeti i dëmtuar rëndë, çka ka bërë që të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe as pse vogëlushi ndodhej i vetëm në makinën e aksidentuar.
Aktualisht nga ana e policisë vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.