Connect with us

Me snajperistë dhe helikopterë, si u kap gomonia me drogë

Kuriozitete

Me snajperistë dhe helikopterë, si u kap gomonia me drogë

Me snajperistë dhe helikopterë, si u kap gomonia me drogë

Janë kapur 1.6 ton drogë kanabis sativa, si dhe prangosur deri më tani 10 persona mes të cilëve 6 shqiptarë, në operacionin e policisë greke një natë më parë ku u ndalua gomonia që vinte nga Shqipëria.

Të dhënat e operacionit janë bërë të ditur pasditen e kësaj të diele nga Policia greke e cila doli në një komunikatë zyrtare lidhur me atë që kishte ndodhur.

Sipas autoriteteve të vendit fqinj, policia kishte rënë në gjumër e organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës, dhe kishte dijeni për gomonen e mbushur me drogë që do të vinte nga vendi ynë.

Për këtë arsye, organizoi një operacion special në të cilën morën pjesë skafe të policisë, avion i FRONTEX, helikopter dhe snajperistë.

Gomonia u vrojtua teksa hyri në brigjet shqiptare, u ngarkua aty dhe në kthim, teksa u fut në ujerat greke nisi ndjekja. Trafikantët hapën zjarr ndaj një skafi të policisë greke. Skafi i policisë iu kundërpërgjigj por teksa kreu manovra, disa policë ranë në det duke u plagosur.

Pas përpjekjeve gomonia u ndalua midis Makronisit dhe ishullit Kea pas goditjes nga snajperistët që ndodheshin në helikopter, të cilët kanë vepruar në kushte të vështira për shkak të shpejtësisë së madhe të gomones dhe errësirës.

Brenda në gomone u ndaluan 2 shqiptarë dhe 1 italian, njëri prej të cilëve u transportua me autoambulancë drejt spitalit “Evagelismos” të Athinës sapo mbërriti në portin e Pireut për shkak të disa lëndimeve.

“Operacioni vijoi me disa arrestime, konkretisht 4 shqiptarë të tjerë, 1 italian, 1 bullgar dhe 1 grek ndërsa disa janë shpallur në kërkim duke e çuar numrin e të arrestuarve në 10 në total. Duhet thënë se trafikantët kanë hedhur në det gjatë ndjekjes edhe sasi të tjera droge, arme dhe materiale të tjera, megjithatë veç drogës dhe gomones me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi secila, u sekuestrua gjatë kontrolleve dhe një tjetër gomone me 4 motorë nga 350 kuaj fuqi secila, disa armë dhe materiale të tjera,” thuhet në komunikatën e poliicisë greke vetëm pak minuta më parë.

Ndërkhoë idententiteti i shqiptarëve nuk është bërë i ditur ende. Sakaq, lajmi për kapjen e gomones u bë publik një natë më parë, duke u raportuar sasia e madhe e drogës dhe shkëmbimi i zjarrit.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top