Connect with us

Makinës në Vlorë iu vu eksploziv, i plagosuri me precedentë të theksuar kriminal

Kuriozitete

Makinës në Vlorë iu vu eksploziv, i plagosuri me precedentë të theksuar kriminal

Makinës në Vlorë iu vu eksploziv, i plagosuri me precedentë të theksuar kriminal

Policia e Vlorës del me deklaratë lidhur me shpërthimin e automjetit në ecje e sipër, ku për pasojë drejtuesi i makinës mbeti i plagosur.

Konfirmohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit ku automjeti ka shpërthyer në lëvizje, ndërsa të gjitha pistat çojnë në një atentat të mirëfilltë mafioz.

Nga verifikimet paraprake të policisë rezulton se mjeti tip “Jeep” me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin Ines Hajrulla, 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes paraditen e sotme.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive, ndërkohë që bëhet me dije se 25-vjeçari është person me precedentë të theksuar kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bëhet me dije se automjeti pasi ka shpërthyer ka lëvizur për inerci për disa metra duke u përplasur me një makinë që ndodhej aty pranë, siç mund të shihni në fotografi. /a.y/noa.al

Shpërthen në ecje e sipër makina në Vlorë, plagoset një person

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top