Connect with us

Basha: Po ndërtohen tre incineratorë për djegien e plehrave, pas tyre Rama dhe Ahmetaj

Kuriozitete

Basha: Po ndërtohen tre incineratorë për djegien e plehrave, pas tyre Rama dhe Ahmetaj

Basha: Po ndërtohen tre incineratorë për djegien e plehrave, pas tyre Rama dhe Ahmetaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzon Kryeministrin Edi Rama se synon ta kthejë vendin në epiqendër të implortit të plehrave.

Ai e cilësoi si aferë korruptive, strateginë e Ramës sipas tij, për të ndërtuar tre incineratorë në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Basha tha se Edi Rama dhe Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të tre incineratorëve që do bëjnë djeguien e plehrave.

“200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre”, u shpreh ai,

Kreu i opozitës tha në një dalje për mediat pasditen e sotme, se sektori i plehrave dhe i mbetjeve është sektor ku Edi Rama do të lërë dorë të lirë kriminelëvve.

“Po ecën me strategjinë e inceneratorëve,që është shkatërruese për vendin. Rama po kthen Shqipërinë në kazan plehrash. Momentalisht është ai i Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Të trija kontrollohen nga i nëjti person që shërben si figurim për të fshehur pronarët e vërtetë. Pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama”, deklaroi Basha.

Në këtë linjë shtoi se vetëm ata mund ti jepnin 4.8 milionë euro ndërtuesit të inceneratorit të Fierit pa nisur punë.

Sipas tij, ndërtimi i të incineratorëve në Elbasan, Fier, Tiranë është kundër shëndetit të shqiptarëve, është kundër standardeve dhe korruptive.

Më tej ai i bëri thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë që të nisin menjëherë hetimet për këtë aferë që siç tha ai, është në kurriz të shqiptarëve dhe i zhvat ata. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top