Connect with us

BASHKËSHORTI PËRLOT DEPUTETEN E PD LIVE NË EMISION

Kuriozitete

BASHKËSHORTI PËRLOT DEPUTETEN E PD LIVE NË EMISION

BASHKËSHORTI PËRLOT DEPUTETEN E PD LIVE NË EMISION

Ka qenë një pasdite emocionuese, por në të njëjtën kohë e veçantë ajo e deputetes së PD Oriola Pampuri.

E ftuar në emisonin “Rudina”, psikologia e njohur tashmë ligjvënëse në Kuvend, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, ku në veçanti ka vlerësuar dashurinë që ka me bashkëshortin Henrikun.

“Henriku është kritiku im më i mirë, pa këshillën e tij, pa mbështetjen e tij, unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Historia më Henrikun më ka ndryshuar jetën, kam një fat të jashtëzakonshëm që e kam në krah…” tha Oriola ndër të tjera për bashkëshortin.

E pikërisht ky i fundit e ka surprizuar Pampurin me anë të një videomesazhi, ku së bashku me dy djemtë e tyre Endin dhe Kevinin, shprehen se do e mbështesin atë në sfidën e re që ajo ka ndërmarrë lidhur me angazhimet e saj të fundit në politikë, jetën akademike, dhe sigurisht atë familjare.

Duke mos nguruar t’ia shpreh dashurinë edhe live nëpërmjet videomesazhit bashkëshorti i deputetes së PD-së tha se, meqë ajo nuk e dinte dhe meqë kishte pasur ditëlindjen pak ditë më parë, ai do t’i bënte dhuratë një udhëtim tjetër, në arrati: “Siç thua ti, të arratisemi për t’u ridashuruar…” (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top