Connect with us

Gomonia me drogë, dalin pamjet e arrestimit të trafikantëve

Kuriozitete

Gomonia me drogë, dalin pamjet e arrestimit të trafikantëve

Gomonia me drogë, dalin pamjet e arrestimit të trafikantëve

Janë publikuar nga mediat greke pamjet e para nga momenti i arrestimit dhe shqërimit të grupit të trafikantëve të kapur në fundjavë, me gomonen e mbushur me 1.6 ton drogë që vinte nga Shqipëria.

Video në fjalë, siç edhe mund të shihet, tregohet një pjesë të trafikantëve që shoqërohen nga policia dhe transportohen në komisariat ku janë marrë në pyetje.

Në mesin e 10 të arrestuarve, bëjnë pjesë 6 shqiptarëve, si dhe një biznesmen grek i cilësuar si financuesi i grupit.

Gomonia e mbushur me kanabis, është nisur nga Himara, ndërsa gjatë operacionit të policisë greke ka pasur shkëmbim zjarri me trafikantët.

Sipas autoriteteve greke operacioni nuk ishte rutinë por kishte disa javë që kishte informacione për këtë grup kriminal.(e.c/noa.al)www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top