Connect with us

E AKUZUAN SE KA UDHËTUAR ME HABILAJT, DEPUTETJA NUK DURON MË: JA ÇDO TË BËJ NESËR

Kuriozitete

E AKUZUAN SE KA UDHËTUAR ME HABILAJT, DEPUTETJA NUK DURON MË: JA ÇDO TË BËJ NESËR

E AKUZUAN SE KA UDHËTUAR ME HABILAJT, DEPUTETJA NUK DURON MË: JA ÇDO TË BËJ NESËR

Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea do të paraqitet nesër në Prokurori, lidhur me akuzat e bëra publike së fundmi, se edhe ajo ka udhëtuar me makinën e Saimir Tahirit bashkë me Habilajt.

Këtë e deklaroi vetë deputetja socialiste në një reagim në emisionin “Tonight Ilva Tare”.

Ish-zv/ministrja e Brendshme i cilëson akuzat si shpifje dhe se për këtë është gati të ballafaqohet me hetuesit.

"E njoh të drejtën e Prokurorisë e tagrin e saj procedues, dhe nëse interesi i çdo hetimi ka nevojë për fakte të ditura prej meje, mbetem e gatshme të paraqitem në çdo kohë. Biles do kërkoj që nesër të paraqitem vullnetarisht në Prokurori e të dëshmoj në interesin tim dhe të publikut." thekson mes të tjerash në reagimin e saj Gjebrea.

Deputetja ndalet edhe në akuzat që kanë shoqëruar bashkëshortin e saj në media, ku aludohet se ai është me precedent penalë dhe se nuk ka kaluar testin e dekriminalizimit.

Sipas Gjebreas, këto sulme janë të pavërteta dhe kanë vetëm për qëllim baltosjen e figurës së saj.

"Sulmet për bashkëshortin po ashtu janë përpjekje për të më sulmuar mua dhe për të baltosur figurën time. Nuk është e vërtetë që nuk ka kaluar testin e dekriminalizimit siç thuhet ne media. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme nëpërmjet organeve ligjzbatuese", përfundon deputetja socialiste.

Emri i deputetes ka dalë kohët e fundit në media, me Prokurorinë që dyshon se në Gusht të vitit 2014, ajo ka udhëtuar bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri dhe Habilajt drejt Greqisë, në makinën "Audi".(e.c/noa.al)www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top