Connect with us

Tronditet sërish Vlora, digjet gjatë natës një automjet

Kuriozitete

Tronditet sërish Vlora, digjet gjatë natës një automjet

Tronditet sërish Vlora, digjet gjatë natës një automjet

Një makinë e cila ishte parkuar para një banese në Vlorë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:35, në lagjen ''Lirim'', ku ka rënë zjarr në mjetin tip ''Jeep'', në pronësi të shtetasit E.S., 20 vjeç, të cilën e kishte parkuar në lagjen ku banonte.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e marra nga personat e pranishëm ka rezultuar se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motori.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/

Foto arkiv

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top