Connect with us

E frikshme ajo që ndodh me pemën e Krishtlindjeve, paralajmërimi i fortë i policisë

Kuriozitete

E frikshme ajo që ndodh me pemën e Krishtlindjeve, paralajmërimi i fortë i policisë

E frikshme ajo që ndodh me pemën e Krishtlindjeve, paralajmërimi i fortë i policisë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur të ndjehet tashmë atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Për këtë arsye, banorët kanë nisur zbukurimet, duke vendosur bredhin në shtëpitë e tyre. Mirëpo në krahinën e Sudburyt, në Massachusets transportimi i bredhave të nga banorët është kthyer në një problem.

Për këtë arsye, Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregohen në përgjegjshëm kur të transportojnë pemën, përndryshe do të ketë ndëshkime.

Dhe për ta ilustruar apelin e tyre, policia postoi në Twitter foton e një automjeti të ndaluar këtë të martë. Sepse siç shihet në foto, bredhi e ka mbuluar thuajse të gjithë makinën, duke vështirësuar pamjen për shoferin dhe u kthyer kështu në burim aksidenti.

"Departamenti i Policisë së Sudbury ju bën thirrje të transportoni pemët tuaja të festave me përgjegjësi," shkruante policia në njoftimin e saj në Twitter.

Një problem ky jo i zakontë, por që policia në SHBA duket se e ka marrë seriozisht. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top